CFARE ESHTE PARVOVIROZA KANINE?
Parvoviroza eshte nje semundje infektive shume kontagioze dhe serioze qe prek aparatin tretes te kelysheve.
SI PERHAPET PARVOVIROZA?
Parvoviroza eshte shume kontagioze dhe perhapet nepermjet kontaktit me ambjentin ose njerezit e kontaminuar nga virusi. Virusi reziston per nje kohe te gjate ne ambjent.
CILET QEN JANE ME TE RREZIKUAR?
Te gjithe qente jane te rrezikuar, pro kelyshet me moshe nen 4 muaj dhe qente qe nuk jane vaksinuar ndaj parvovirozes jane shume te predispozuar per tu prekur nga parvoviroza.
CILAT JANE SHENJAT E INFEKSIONIT NGA PARVOVIROZA?
Shenjat klinike me te zakonshme jane:
1-Letargji
2-Temperature
3-Humbje te oreksit
4-Vjellje
5-Diarre te rende, te ujshme dhe shpesh me gjak
Vjelljet dhe diareja shkaktojne dehidratim te rende dhe pjesa me e madhe e vdekjeve ndohin brenda 48-72 oreve nga shfaqja e shenjave klinike. Nese qeni juaj shfaq njeren nga keto shenja ju duhet te kontaktoni menjehere veterinerin tuaj

PARAZITET E JASHTEM
Në një pikë të jetes së tyre, shume qen dhe mace do e ndjejnë shqetësimin e shkaktuar nga parazitët e jashtëm si psh pleshtat, rriqnat ose parazitë të tjerë në lëkurën e tyre ose në veshët e tyre. Këta parazitë mund të jenë shumë irritues për kafshët dhe të shkaktojnë probleme të rënda të lëkurës si dhe të transmetojnë sëmundje të rënda. Megjithëse ky informacion siguron një informacion bazë rreth parazitëve të jashtëm më të zakonshëm, burimi më i mirë i informacionit është veterineri juaj për tju këshilluar rreth nevojave të kafshës tuaj. Mjekimet moderne e bëjnë më të lehtë dhe më të sigurtë trajtimin, kontrollin dhe parandalimin e shumë parazitëve të jashtëm.
Parasites can be a pain for your pet and your family. External parasites such as fleas and ticks and internal parasites like heartworms, hookworms and roundworms, can cause far-reaching health problems for your pet. Some parasites, such as hookworms and roundworms, can be transmitted to humans. Young children are particularly at risk for infection. Proper parasite prevention for your pet is extremely important!
PLESHTAT
Informacion i përgjithshëm
Pleshtat shtohen kur koha është e ngrohtë dhe me lagështirë. Në varësi të klimës, pleshtat mund të jenë një problem sezonal ose gjithë vjetor. Kafsha juaj mund të zerë pleshta sa herë që bie në kontakt me mjedise të frekuentuara nga qen dhe mace të infestuara. Pleshtat e rritur kanë ngjyrë kafe të errët, me madhësi jo më ta madhe se një farë suzami dhe janë të aftë të lëvizin me shpejtësi mbi lëkurën e kafshës tuaj.
Kur pleshti arrin formën adulte, ai praktikisht e kalon të gjihë kohën në lëkurën e kafshës tuaj. Femrat fillojnë të lëshojnë vezë brenda 24 orëve pasi kanë zgjedhur kafshën tuaj si bujtës, duke prodhuar deri në 50 vezë në ditë. Këto vezë bien nga kafsha juaj në ambjentet ku kafsha juaj shkon brenda dhe jashtë shtëpisë. Nga vezët çelin larva të vogla të ngjashme me krimbat, të cilat fshihen nën qilima, poshtë mobiljeve ose në tokë përpara se të formojnë një pupëz. Kjo quhet faza e pupeës në të cilën larvat gjenden në një fazë jo aktive e cila mund të zgjasë për javë të tëra përpara se të dalin pleshtat që janë tashmë të rritur dhe gati të infestojnë ose ri infestojnë kafshën tuaj. Si rezultat zhvillohet një cikël biologjik që zgjat nga 12 ditë deri në 6 muaj, në varësi të kushteve të mjedisit si temperatura dhe lagështia.

PLESHTAT: DIAGNOZA, RREZIQET DHE PASOJAT
Ju ndoshta nuk do ta kuptoni që kafsha juaj ka pleshta derisa numri i tyre të jetë rritur deri në atë pikë që të shkaktojë shqetësim të dukshëm. Shenjat e problemeve me pleshtat variojnë nga një skuqje e lehtë deri në kryajtje të forta që mund të shkaktojnë plagë të hapura dhe infeksion të lëkurës (“hot spots”). Një nga shenjat e para që mund të vini re janë “papastërtitë e pleshtave”-që duken si grimca të vogla të zeza mbi qimet e kafshës. Edhe në qoftë se ju nuk shihni asnjë plesht, ata gjithsesi mund të jenë tek kafsha juaj dhe në ambjentin e shtëpisë.
Pleshta pickojnë kafshët dhe u thithin gjakun; kafshët e reja dhe me trup të vogël me infestim të rëndë me pleshta mund të bëhen anemike. Disa qen/mace mund të zhvillojnë alergji ndaj pështymës së pleshtave që shkakton acarim më të rëndë dhe kruarje të fuqishme, këto kafshë fillojnë të kruhen shumë edhe prej pickimit prej një pleshti të vetëm. Qentë/macet mund të infektohen nga disa lloje krimbash intestinalë (kryesisht cestodë-ose si ç njihen shiriti i zorrëve) nëse gëlltisin pleshtat të cilët në trupin e tyre kanë vezët e këtyre parazitëve. Në zonat me infestim mesatar dhe të madh me pleshta edhe njerëzit mund të pickohen prej tyre.

TRAJTIMI DHE KONTROLLI
Veterineri juaj do tju rekomandojë një plan të përshtatshëm kontrolli për pleshtat për qenin/macen tuaj duke u bazuar në nevojat tuaja, të kafshëve tuaja dhe shkallës së infestimit nga pleshtat.
Kafshët të cilat janë të rrezikuar nga pleshtat duhet të trajtohen përgjatë sezonit të pleshtave përmes trajtimeve të përshtatshme parandaluese. Veterineri juaj mund tju rekomandojë një produkt që është më i përshtatshëm për kafshën tuaj.
Për shkak se pjesa më e madhe e ciklit biologjik të pleshtave zhvillohet jashtë kafshës tuja, trajtimi vetëm i qenve/maceve nuk do ta eleminojë problemin. Nëse ju vrisni pleshtat e rritur dhe nuk vrisni vezët, larvat dhe pupat qeni/macia juaj do të infestohet përsëri kur këta pleshta të kalojnë në formën e rritur dhe cikli biologjik do të fillojë nga e para. Për këtë arsye, përve ç trajtimit të kafshëe tuaja, pakësimi i popullatës së pleshtave në shtëpinë tuaj përmes pastrimit të shpeshtë të shtresave ku flenë qentë/macet dhe fshirjes me vakum të dyshemesë dhe mobiljeve me të cilat kafsha juaj është në kontakt.
Veterineri mund tju këshillojë të trajtoni shtëpinë tuaj me insecticide për të vrarë pleshtat, duke ju rekomanduar një produkt që është i sigurtë për kafshët dhe fëmijët. Larvat e pleshtave janë më rezistente se forma e rritur ndaj insekticideve. Në rastet e infestimit mesatar ose të rëndë nga pleshtat, ju mund të këshilloheni të trajtoni edhe oborrin e shtëpisë.

KRIMBI I ZEMRES
Krimbi i zemrës është një parazit i trajtueshëm, por zerioz dhe potencialisht fatal ,që prek kryesisht qentë dhe macet. Ai mund të infektojë gjithashtu një numër të madh kafshësh të egra, duke përfshirë kanidët e egër ( psh dhelprat, ujqit dhe kojotat), felinët e egër ( psh tigrat,luanët dhe pumat), rakunët, opousimët si dhe gjitarët detarë (si psh luanët e detit dhe fokat). Ka patur edhe raste të dokumentuara të infektimit të njerëzve, por këto raste janë të rralla dhe zakonisht nuk shkaktojnë shenja klinike të sëmundjes.
KRIMBI I ZEMRES: Si transmetohet dhe çi farë shkakton krimbi i zemrës?
Krimbi i zemrës mund të transemtohet vetëm përmes mushkonjave nga një kafshë tek një tjetër. Kur një mushkonjë pickon një kafshë të infektuar, krimbat e vegjël të zemrës që quhen Mikrofilarie hyjnë në trupin e mushkonjës. Brenda 2 javëve, mikrofilariet zhvillohen në larva me aftësi infective brenda trupit të mushkonjës. Këto larva infective mund të transmetohen tek një kafshë tjetër kur mushkonja konsumon vaktin tjetër të gjakut. Ndryshe nga qentë, macet e infektuara nuk kanë mikrofilarie që qarkullojnë në gjakun e tyre, dhe një mace e infektuar nuk ka mundësi që të transferojë infeksionin e krimbit të zemrës tek një kafshë tjetër.
Larvat infektive maturohen në formën e rritur afërsisht për 6 muaj. Gjatë 3 muajve të parë, larvat migrojnë përmes trupit të kafshës, duke arritur në enët e gjakut të mushkrive. Gjatë 3 muajve të fundit, krimbat e rinj vazhdojnë të zhvillohen dhe rriten në formën e adulte, ku krimbat femra arrijnë një gjatesi deri në 30 cm. Krimbi dëmton enët e gjakut, ul aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun, duke shkaktuar sëmundje të rëndë të mushkrive dhe zemrës. Kur një kafshë shfaq shnejta e sëmundjes për shkak të infektimit nga krimbat e rritur mund të themi që kemi Semundjen e Krimbit te Zemrës.
Nëse krimbat e rritur (5-7 muaj pas infektimit) janë të pranishëm në të dy sekset, ato do te riprodhohen duke lëshuar në gjak mikrofilariet (krimbat e rinj). Prania e mikrofilarieve në qarkullimin e gjakut shkakon një përgjigje imunitare e cila mund të shkaktojë dëmtime të rënda edhe në organe të tjera të kafshës. Cikli biologjik i sëmundjes vazhdon nëse një mushkonjë pickon kafshën e infektuar dhe infektohet vetë nga mikrofilariet. Krimbat e rritur mund të mbijetojnë deri në 5 ose 7 vjet në zemrën dhe enët e gjakut të qenve ose disa muaj në trupin e maceve.

KRIMBI I ZEMRES: Si mund të zbulohet nëse qeni ose macja ka infeksion ose sëmundjen e krimbit të zemrës?
Qentë: Nëse qeni juaj ka një infeksion mesatar nga krimbat e zemrës, ai mund të mos shfaqë asnjë shenjë klinike të sëmundjes deri sa krimbat e rritur të zhvillohen në mushkri dhe të shfaqen shenjat e sëmundjes së krimbit të zemrës. Ndërkohë që sëmundja avancon, qeni juaj mund të ketë kollë, të bëhet letargjik, të humbasë oreksin ose të ketë vështirësi në frymëmarje. Ju mund të vini re që qeni juaj duket që lodhet me shpejt edhe nga aktivitet fizik normal.
Veterineri juaj do tju rekomandojë një test i cili zbulon praninë e infeksionit nga format e rritura (>6 muaj infeksion) të qenit tuja. Testi me antigen zbulon praninë e parazitëve të rritur femra, ndërsa testi me antitrupa përcakton nëse kafsha juaj është ekspozuar ndaj krimbit të zemrës. Testi më i saktë është ai me antigen. Për të përcaktuar planin më të mirë të trajtimit të qenit tuaj mund të jenë të nevojshëm edhe disa teste të tjera si radiografitë e toraksit, analizat e gjakut dhe ekografia e zemrës.
Macet: Shenjat e sëmundjes së mundshme të krimbit të zemrës tek macet përfshijnë, kollën, vështirësi në frymëmarje dhe vjellje. Në raste të rralla, macja mund të vdesë në mënyrë të menjëhershme nga krimbat e zemrës.
Diagnoza e infeksionit nga krimbi i zemrës tek macet është më e vështirë në krahasim me qentë. Janë të nevojshme disa testime për të përcaktuar praninë e infeksionit.

KRIMBI I ZEMRES: Si mund të trajtohet qeni ose macja nga ky infeksion?
Qentë: Si me të gjithë problemet e tjerë mjekësorë, është më mirë që infeksioni nga krimabi i zemrës të parandalohet se të trajtohet. Megjithatë, nëse qeni juaj është i infektuar me krimbat e zemrës egziston një trajtim i aprovuar nga FDA. Gjatë trajtimit të një një qeni nga krimbi i zemrës egzistojnë disa rreziqe. Megjithatë, komplikimet serioze mund të shmangen tek qentë që kanë gjëndje shëndetësore të mirë dhe kur ndiqen me kujdes instruksionet e veterinerit tuaj.
Qëllimi i trajtimit të krimbit të zemrës është të vrasë krimbat e rritur dhe mikrofiliariet e pranishme tek qeni juaj, në mënyrën më të sigurtë të mundshme. Megjithatë, kur një qen trajtohet është e rëndësishme të kihet parasysh që krimbat e zemrës vdesin në brendësi të mushkrive të qenit. Ndërkohë që qeni juaj trajtohet, ai do te ketë nevojë për pushim absolut edhe për disa kohë pas mjekimit. Për më tepër, për të kontrolluar përgjigjen imunitare të trupit mund të jenë të nevojshme edhe mjekime shtesë.
Macet: Për momentin nuk egziston një trajtim mjekësor i efektshëm dhe i sigurtë për trajtimin e krimbave te zemrës tek macet. Nëse macja juaj diagnostikohet me krimbin e zemrës, veterineri juaj mund tju rekomandojë mjekime që ulin përgjigjen inflamatore dhe sëmundjen e krimbit të zemrës, ose mund të aplikohet largimi kirurgjikal i krimbit të zemrës.

KRIMBI I ZEMRES: A mund të largohen në rrugë kirurgjikale krimbat e zemrës?
Largimi kirugjikal i krimbave të zemrës nga qentë dhe macet është një procedurë me rrezik të lartë dhe zakonisht përdoret vetëm në rastet shumë të rënda të sëmundjes. Megjithatë, në shumë raste largimi kirurgjikal i krimbave të zemrës mund të jetë i nevojshëm duke ofruar mundësinë më të mirë për mbijetesën e pacientit.
KRIMBI I ZEMRES: A mund të parandalohet sëmundja e krimbit të zemrës?
Infeksioni nga krimbi i zemrës është gati 100 % i parandalueshëm tek qentë dhe macet. Egzistojnë disa medikamente parandaluese të aprovuara nga FDA. Veterineri juaj mund tju rekomandojë mënyrën më të mirë të parandalimit duke u bazuar në faktorët e rrezikut dhe mënyrën e jetesës së kafshës tuaj.
Preparatet parandaluese nuk i vrasin krimbat e rritur, dhe nuk e eleminojnë infeksionin ose të pengojnë shfaqjen e shenjave klinike nëse krimbat e rritur janë të pranishëm në trupin e kafshës. Për këtë arsye, rekomandohet kryerja e nje testi për të përcaktuar praninë e krimbave të zemrës përpara se të fillojë programi i parandalimit. Testimet duhet të përsëriten në interval të përshtatshme kohore. Testi i dytë duhet të përsëritet pas 6 muajve nga fillimi i trajtimit parandalues, për të konfirmuar që kafsha juaj nuk është infektuar përpara se të fillonte trajtimi parandalues (testet zbulojnë vetëm praninë e krimbave të rritur). Testet e krimbit të zemrës duhet të kryhen çi do vit për tu siguruar që kafsha juaj nuk është e prekur nga sëmundja dhe për të përcaktuar doën e duhur të mjekimit për parandalim.
Për informacion të mëtejshëm mund të vizitoni: American Veterinary Medical Associationwww.avma.org dhe American Heartworm Society www.heartwormsociety.org